Top Channel/ Hetimi tronditës i Anglisë: Putin urdhëroi eliminimin e agjentit të dyfishtë rus
04/12/2025 20:00

Presidenti rus, Vladimir Putin, duhet ta ketë urdhëruar sulmin me agjentin nervor, Noviçok, ndaj agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal, në vitin 2018, në një demonstrim “të pamatur” të fuqisë që çoi në vdekjen e një gruaje të pafajshme. Ky ishte përfundimi i një hetimi publik në Mbretërinë e Bashkuar që u publikua të enjten, më 4 dhjetor. Skripal u gjet së bashku me vajzën e tij, Yulia, pa ndjenja në një stol publik në qytetin anglez Salisbëri në mars të vitit 2018, pasi Noviçoku ishte vendosur në dorezën e derës së shtëpisë së tyre që gjendej aty pranë. Rreth katër muaj më vonë, Dawn Sturgess, 44-vjeçare, vdiq nga ekspozimi ndaj helmit pasi partneri i saj gjeti një shishe të parfumit, që spiunët rusë e kishin përdorur për ta futur këtë agjent nervor të klasit ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar, u tha në hetim. Skripalët, një zyrtar policor që shkoi në shtëpinë e tyre, ishin në gjendje kritike nga efektet e helmimit, por i mbijetuan helmimit. Në përfundimet e tij, kryetari i hetimit, ish-gjyqtari i Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, Anthony Hughes, tha se ishte i sigurt që një ekip i oficerëve të inteligjencës ushtarake ruse, GRU, kishte tentuar ta vriste Skripalin, i cili ia kishte shitur sekretet ruse Britanisë dhe ishte zhvendosur në këtë shtet pas një shkëmbimi spiunësh më 2010. “Kam ardhur në përfundim se operacioni për vrasjen e Sergei Skripalit duhet të jetë autorizuar nga niveli më i lartë, nga presidenti Putin”, tha Hughes në raportin e tij. “Dëshmitë se ky ishte një sulm nga shteti rus janë të shumta”. Rusia gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje, duke i paraqitur akuzat si propagandë antiruse. Hughes tha se dy rusë e kishin lyer me Noviçok derën e Skripalit dhe kishin hedhur shishen që përmbante helmin pa përfillur rrezikun që ai paraqiste për njerëzit e pafajshëm. Hetimi gjeti se shishja e parfumit e kontaminuar kishte mjaftueshëm helm për të vrarë mijëra persona. Këto veprime “jashtëzakonisht të pamatura” bënë që atentatorët, eprorët e tyre në GRU dhe ata që autorizuan sulmin, deri te vetë Putini, të mbajnë përgjegjësi morale për vdekjen e Sturgessit, tha Hughes. Autoritetet britanike veçse kanë ngritur aktakuzë në mungesë ndaj tre anëtarëve të dyshuar rusë të ekipit të atentatorëve. Të enjten, Qeveria britanike njoftoi për sanksione të reja ndaj agjencisë së inteligjencës, GRU, dhe e thirri ambasadorin rus në bisedë për atë që e cilësoi si “fushatë të vazhdueshme të aktivitetit armiqësor” të Moskës. “Mbretëria e Bashkuar do të ngrihet gjithmonë kundër regjimit brutal të Putinit dhe do të denoncojë makinën e tij vrasëse”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, përmes një deklarate. Incidenti në Salisbëri nxiti dëbimin më të madh diplomatik mes Lindjes dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë dhe raportet mes Moskës dhe Londrës janë përkeqësuar edhe më shumë që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022. Dy nga rusët që Britania i ka akuzuar për helmimin më pas u shfaqën në televizionin rus, ku mohuan përfshirjen në ngjarje. Ata thanë se ishin turistë të pafajshëm që ishin duke e vizituar katedralen e qytetit. Të tre të akuzuarit kanë mohuar çdo përfshirje. Raporti i së enjtes është hetimi i dytë i madh që fajëson Putinin për sulme në tokën britanike kundër armiqve të tij të perceptuar. Një hetim i vitit 2016 erdhi në përfundim se Putini me gjasë urdhëroi vrasjen në Londër të Alexander Litvinenkos, një disident rus dhe ish-agjent i shërbimit sekret FSB, duke përdorur polonium-210 radioaktiv./ REL

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54