Katër bankierë do të dalin në gjyq në Cyrih javën e ardhshme nën akuzat se kanë ndihmuar presidentin Vladimir Putinin për të depozituar miliona franga zvicerane në Zvicër. Zyrtarëtqë punonin në Gazprombank, do të dalin në gjyq më 8 mars dhe akuzohen për mungesë të kujdesit në transaksione financiare duke mos identifikuar pronarin përfitues të parave. Mediat zvicerane thanë se vlera e përfshirë në këtë rast ishte rreth 50 milionë franga zvicerane.