Eurozona duhet të shkojë drejt një bashkimi fiskal duke miratuar rregulla të reja dhe një sovranitet të përbashkët. Kështu deklaroi ish-presidenti i Bankës Qëndrore Europiane, Mario Draghi për të përjavshmen “The Economist”. “A mund të mbijetojë një bashkim monetar pa një bashkim fiskal? Kjo pyetje e mundon eurozonën që nga krijimi i saj”, paralajmëroi ish-kryeministri italian, Draghi duke shtuar se “perspektivat për një bashkim fiskal në eurozonë po përmirësohen sepse natyra e integrimit të nevojshëm fiskal po ndryshon”.