Të veshura me të zeza Monica Bellucci dhe e bija kanë ditur si të tërheqin vëmendjen në kopertinen e revistës prestigjoze Vogue Italia. Ajo që bie në pah është edhe ngjashëmërinë e madhe që kanë me njëra tjetërën. Në intervistë ndër të tjera Monica foli për marrëdhënien me vajzën e saj të madhe, ku theksoi se mes tyre nuk ka kontradikta, pasi ajo është shumë e kuptueshme për dëshirat apo nevojat e fëmijëve të saj. Madje edhe ish-bashkëshorti i Monicës, njeherazi dhe i ati Devës e ka publikuar foton e kopertinës në rrjete sociale.“Affaire de famille”, ka shkruar ai përkrah fotos, duke treguar dy femrat e rëndësishme të jetës së tij.