Partia Demokratike po zhvillon negociata me aleatët në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë, edhe pse procesi i primareve brenda kësaj partie nuk është përmbyllur ende. Java ka nisur me diskutimet e Sali Berishës me Fatmir Mediun e republikanëve dhe Tedi Blushin e Edmond Haxhinaston nga Partia e Lirisë.