Policia ka mundur të zbardhë ngjarjen e ndodhur në datën 9 shkurt, në zonën e Kamzës, ku shënjestër e atentatit ishte shtetasi Gjon Mema. Si pasojë e shpërthimit me tritol të makinës së tij, Mema mbeti i plagosur në gjymtyrë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kështu, janë arrestuar shtetasi Gjergj Cukali dhe shtetasit me inicialet e njëjta E. J, që të tre lindur dhe banues në Tiranë. Ngjarja e 2 javëve më parë la të gjymtuar shtetasin Mema, ndërkohë që hetimet vijuan me sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe dëshmive.