Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka vdekur në moshën 65-vjeçare, ka thënë zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo. Sassoli ka vdekur më 11 janar në një spital në komunën Aviano të Italisë, ka thënë Cuillo. Parlamenti i BE-së ka konfirmuar se politikani italian i qendrës së majtë, është shtruar në nj spital në Itali prej 26 dhjetorit. Përmes një deklarate, është thënë se “shtrimi në spital ka qenë i domosdoshëm për shkak të komplikimeve serioze të nxitura nga mosfunksionimi i sistemit imunitar”. Sassoli ka qenë anëtar i Parlamentit të BE-së prej vitit 2009.