Top News – Shtyhet seanca e Zani Çaushit/ Avokati kërkoi kohë për përgatitjen e konkluzioneve
25/03/2021 15:26

Seanca e parë e procesit gjyqësor ku ish-kreu i bandës së “Çoles”, Myrteza Çaushi ose i njohur ndryshe si Zani Çaushi kërkon liri me kusht përfundoi. Gjykata vendosi të shtyjë seancën për në datën 9 prill, pasi avokati mbrojtës i Zani Çaushit ka kërkuar kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare. Seanca e sotme përkon me kërkesën për lirimin me kusht që ka bërë Zani Çaushi, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa do të shqyrtohet nga i njëjti gjyqtar që pushoi çështjen muaj më parë nga Selaudin Pysqyli. Prokuror ishte Ervin Beqiri, ndërsa mbrohet nga i njëjti avokat Arben Lena. Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë vit, i lartpërmenduri gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë, ku arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg. Çaushi ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në burgun e Burrelit, ku ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.

Top Channel/ 34 ditë protesta në Tiranë, qytetarët kërkojnë lirimin e 19 të arrestuarve
03/07 20:19
Top Channel/ Protestuesit sulmojnë gazetarët, aktivisti Kola: Mos sulmoni, ata janë me ne
03/07 20:10
Top Channel/ Fluks turistësh drejt juglindjes, ‘paralizohet’ qarkullimi në Elbasan
03/07 20:09
Top Channel/ Kapet “bosi” i Call Center që zhvati 50 mln, momenti kur arrestohet brenda vilës
03/07 19:34
Top News – Stuhia godet Elbasanin. Shiu dhe erërat e forta rrëzojnë pemët në rrugë
03/07 19:28
Top News – Mbytet 29 vjeçarja në Vlorë. Tjetër tragjedi në det, viktimën e morën rrymat detare
03/07 19:27
Top News- Braho raporton tek Ligjet, kreu i SPAK pyetet e për çështjen Balluku: Rasti në hetim
03/07 18:22
Top Channel/ Pushimet kthehen në tragjedi, humb jetën 29-vjeçarja në Porto Novo
03/07 18:21
Top Channel/ Moti me “luhatje humori”, në Elbasan stuhi e fortë ere dhe shiu, thyhen pemë dhe…
03/07 18:20
Top News- Tortura çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë/ Dy aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve
03/07 18:17
Top News – Kapet ‘koka’ e Call Centera-ve. Ishte fshehur në Drimadhë, në pranga dhe bashkëpunëtori
03/07 17:28
Top News- Hetimet e SPAK për çështjen Balluku/ Reagon Bardhi- Mos prisni arratisjen, zbatoni ligjin
03/07 17:25
Top News- Shtyhet përballja Veliaj-Dado, kryebashkiaku në seancë por mungoi avokati mbrojtës
03/07 17:13
Top Channel/ Dalin pamjet, momenti kur arrestohet bosi i call center, fshihej në Dhërmi
03/07 16:58
Top News – Hapet shkolla e fluturimit. Rama – Pilotë sipas standardeve të NATO-s
03/07 16:51
Top News – Bie numri i lindjeve në vend/ Rënia e lindshmërisë tkurr konsumin në treg
03/07 16:27
Top News- Protestuesja e ndjek, Braçe kthehet nga rruga: Pse bërtet kështu?
03/07 16:22
Top News- Rama: Protesta ka rëndësi për ne, po mbledhim episode për ta lexuar
03/07 15:28
Top Channel/ Fermerët: Nuk po shesim/ Mungesa e tregut lë prodhimin në ara, kërkojnë ndërhyrje
03/07 15:22
Top Channel/ Përforcohet flota ajrore/ Helikopterë të rinj “Black Haqk” për luftën kundër zjarreve
03/07 15:20