36 autoambulanca të reja i janë shtuar flotës së Urgjencës Kombëtare për përballimin e pandemisë. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një inspektimi theksuan se ky investim i qeverisë shqiptare finalizon programin e transformimit të flotës së Urgjencës Kombëtare Mjekësore.