Të paktën 89 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë dyshohet se janë bllokuar nën masa të stërmëdha balte, pasi shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje masive dheu në shtetin jugor indian të Keralas. Rrëshqitjet e dheut goditën zonat kodrinore në distriktin Ëayanad në orët e para të së martës.