Top News – Shtëpia e Bardhë zbarkon në Alaskë / Përgatitje për takimin historik mes Trump dhe Putin
13/08/2025 14:59

Zyrtarët amerikanë që u përpoqën këtë fundjavë të identifikojnë dhe të sigurojnë një vend për samitin e së premtes midis Presidentit Donald Trump dhe homologut të tij rus zbuluan shpejt një pengesë të madhe: vera është kulmi i sezonit turistik në Alaskë, dhe opsionet për të pritur dy udhëheqësit botërorë, ishin të kufizuara. Kur fjala mbërriti te disa banorë të të Alaskës se Trump dhe Putin do të vinin, disa prej tyre filluan t'u drejtoheshin aleatëve të presidentit me një propozim: a mund të ishte shtëpia e tyre një opsion? Nuk është e qartë nëse këto oferta arritën ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë, që po kërkonte vende të përshtatshme në Juneau, kryeqytetin e shtetit, por edhe në Anchorage dhe Fairbanks. Organizatorët e samitit shpejt filluan të besonin se i vetmi qytet me mundësi të përshtatshme për samitin do të ishte Anchorage. Dhe vetëm Baza e Përbashkët Elmendorf-Richardson, në skajin verior të qytetit, do të përmbushte kërkesat e sigurisë për takimin historik, megjithëse Shtëpia e Bardhë shpresonte të shmangte optikën e pritjes së udhëheqësit rus në një bazë ushtarake amerikane. Në përfundim u vendos. Atje do të takohen të dy liderët. Samiti është ende në përgatitje e sipër, ndërsa zyrtarët amerikanë dhe rusë nxitojnë të përgatiten për takimin e profilit të lartë. Diplomatët më të lartë të të dy vendeve - Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov - folën të martën për të diskutuar "aspekte të caktuara të përgatitjes", sipas ministrisë së jashtme të Rusisë. Zakonisht, një samit me rrezik të lartë me një kundërshtar të SHBA-së do të paraprihej nga negociata të gjera mbi axhendën dhe rezultatet. Por vetë Trump ka thënë se po e shikon takimin si një seancë "përcaktimi", me pak pritshmëri paraprake se si do të vazhdojë. Por se si u zgjodh Alaska për takimin, mbetet ende jo fort e qartë. Rusia hezitonte për një destinacion evropian, madje edhe në një qytet si Vjena ose Gjeneva, ku udhëheqësit amerikanë dhe rusë janë takuar që nga Lufta e Ftohtë. Ndërsa vetë Putin përmendi Emiratet e Bashkuara Arabe, shumë njerëz në Shtëpinë e Bardhë shpresonin të shmangnin një tjetër udhëtim të gjatë në Lindjen e Mesme. Në fund, thanë burimet, u ra dakord për Hungarinë, kryeministri i së cilës Viktor Orbán është i afërt si me Trumpin ashtu edhe me Putinin. Por krejt papritur doli Alaska dhe zyrtarët amerikanë u kënaqën dhe u habitën kur presidenti rus pranoi një takim në tokën amerikane, një tokë që në fakt dikur ka qenë pjesë e perandorisë ruse.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36