Vendosja në Shqipëri të një shtabi të Forcave Operacionale Speciale Amerikane, që u njoftua të enjten, është konsideruar një lajm i mirë edhe prej ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare, Bardhyl Kollçaku. Një përgjigje e drejtpërdrejtë i jepet Rusisë, thotë gjeneral Kollçaku dhe influencave që kërkon të ketë në rajon përmes Beogradit. Gjatë këtij muaji nis puna dhe për ndërtimin e bazës taktike të NATO-s në Kuçovë, çka sipas drejtuesve, do të rrisë sigurinë kombëtare dhe të rajonit