Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi ku u vra shqiptari Edmond Llangozi ndërsa dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi janë të plagosur dhe ndodhen në spital. Sipas mediave greke, Edmond Llangozi u ekzekutua për një borxh 600 euro. Ka qenë një nga dy djemtë e viktimës, Mihal Llangozi, i cili ka rrëfyer si nisi sherri me 5 personat që hapën zjarr në lokal pas ndjekjes në një nga sheshet e Athinës.