Një shqiptar është arrestuar nga policia e aeroportit “Eleftherios Venizelos”, në Greqi, pasi u kap duke grabitur bagazhet e disa udhëtarëve. Shqiptari, i cili posedonte një letërnjoftim të rremë grek, me ndihmën e një çadre që mbante në dorë arrinte që të merrte valixhe dhe bagazhe nga karrocat e udhëtarëve, e më pas zhdukej që aty. Arrestimi i tij nga policia i ekipit special të Drejtorisë së Policisë së Aeroportit, ndodhi të premten pasdite, ndërsa grabitja e tij e fundit u regjistrua të mërkurën, ku ai mundi të merrte një çantë nga një pasagjer që përmbante 2380 dollarë, dy celularë, dokumente dhe karta.