Vështirë të mendohet, por një 28-vjeçar shqiptar ka bërë për spital 3 policë italianë. Shqiptari ka reaguar dhunshëm ndaj kontrollit të policisë, shkruajnë mediat vendase. Ai ishte ilegal në Itali dhe me një urdhër dëbimi, ishte ndaluar nga një patrullë e policisë bashkiake teksa ishte në timonin e një makine.