Një aksion i policisë italiane kundër një grupi të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Peruxhias dhe rrëthina të tij çoi në arrestimin e një 36 vjeçari shqiptar. Mediat online italiane shkruajnë se shqiptari u kap në flagrancë dhe gjatë kontrolleve iu gjetën 8.4 kilogramë kokainë e pastër, me vlerë disa qindra-mijëra euro në treg.