Shqipëria është ende larg mesatares europiane përsa i përket nivelit të pagave. Instituti i Statistikave publikoi anketën e kostos së punës për vitin 2020, sipas së cilës kostoja mesatare për një orë punë në Shqipëri është shumë e ulët krahasuar jo vetëm me pagat e Bashkimit Europian, por edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.