Shqiptarët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar do ekstradohen në Shqipëri. Ky është thelbi i një marrëveshjeje të nënshkruar nga ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj me homologët në Britaninë e Madhe në fokus të së cilës qëndron transferimi legjitim i shtetasve shqiptarë nga burgjet e Mbretërisë së Bashkuar drejt Shqipërisë, ku duhet të kryejnë pjesën e mbetur të dënimit. Shqipëria dhe Britania e Madhe hasin ndryshime në kuadrin juridik përsa i përket procedurave të transferimit në të dyja shtetet. Nisur nga fakti që për palën britanike transferimi përbën një proces administrativ që ndiqet nga ‘Shërbimi Kombëtar i Menaxhimit të të Burgosurve’, me të cilin kërkohet vazhdimi i dënimit pa vendim nga gjykata , ndërkohë që në Shqipëri është një proces administrativ gjyqësor për të cilin Kodi i Procedurës Penale Shqiptare parashikon dhe rregullon konvertimin e dënimit, me përjashtim të rastit kur ka marrëveshje.