Top News/ Shqipja në vendlindjen e alfabetit. Shkup, gjuhë zyrtare por ‘nën kërcënim’
22/11/2024 13:09

Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, shtet ku ndodhet vendlindja e alfabetit tonë. Megjithatë, populli thotë se nga e thëna në të bërë, është në mes një mal i tërë dhe zbatimi i shqipes në të gjitha nivelet e administratës së shtetit maqedonas po has në pengesa. Shqipja u vendos gjuhë zyrtare në Shkup pas Marrëveshjes së Ohrit. Kushtetuta përcakton se gjuhët që fliten nga më shumë se 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut është gjuhë zyrtare në vend. Shqiptarët, sipas censit të vitit 2022 përbëjnë 29 për qind të popullsisë prej gati 2 milionë banorësh. Për zbatimin e Kushtetutës u miratuan edhe ligje, që në 2018 përforconte, të paktën juridikisht pozicionin e gjuhës shqipe në administratë. Por, ligji u kundërshtua në atë kohë nga opozita maqedonase, që sot është në pushtet dhe përmes disa nismave në Kushtetuese synon të kufizojë përdorimin e gjuhës shqipe. Qeveria e re e Hristjan Mickoskit akuzohet se po ngre një narrativë të rreme sikur shqiptarët kanë siguruar më shumë të drejta nga sa u takojnë dhe këto të drejta janë marrë edhe në fushën e përdorimit të shqipes si gjuhë zyrtare në të gjithë vendin dhe në të gjitha nivelet e administratës shtetërore. Në bazë të kësaj narrative, ligji për përdorimin e gjuhëve është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Mickoski vetë mohon akuzat, ndërsa partnerët e tij shqiptarë në koalicionin qeverisës thonë me bindje se gjuha shqipe nuk do të preket.

Top Channel/ Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri
21/02 20:01
Top News – Pas Diellës, vjen Akila dhe ‘RoboCop’. Prezantonet moderatorja dhe polici virtual
21/02 19:54
Top Channel/ Radhë kilometrike në Korçë, aksi Maliq-Gramsh, alternativa që po shfaq probleme
21/02 19:53
Top Channel/ Vrasje për një vend parkimi, 48-vjeçari vritet me thikë në Kavajë, parkoi para…
21/02 19:49
Top News – ‘Pse parkon para shtëpisë time’. Sherri për makinën, vritet me thikë 48 vjeçari në Kavajë
21/02 19:38
Top Channel/ Trafik i rënduar në Maliq, gruaja humb ndjenjat
21/02 19:37
Top Channel/ Kalimet alternative nga rruga Maliq-Gramsh, Korçë–Përmet dhe nga…
21/02 19:36
Top Channel/ Trafiku i rënduar, devijimi përmes fshatrave të Librazhdit i vështirë
21/02 19:35
Top Channel/ Bllokohet rruga drejt juglindjes, Librazhd–Pogradec, nuk lejohet asnjë mjet të kalojë
21/02 19:33
Top Channel/ Rruga në Lozhan ende e bllokuar nga trajleri, qindra qytetarë dhe…
21/02 19:30
Top Channel/ “Paralizohet” rruga drejt juglindjes, bllokohen tre trajlera
21/02 18:37
Top News- Vrasja e 31 vjeçarit në Tiranë/ Merret në pyetje bashkëshortja e autorit
21/02 18:20
Top Channel/ Video e plotë nga protesta e opozitës, molotovë, gaz lotsjellës dhe persona të lënduar
21/02 17:38
Top Channel/ Rruga drejt juglindjes e ‘paralizuar’, radhë kilometrike trafiku
21/02 17:22
Top Channel/ Përmbytet këndi i lojërave në Durrës, fëmijët luajnë mes ujit
21/02 16:40
Top Channel/ Transportuesi i drogës kapet mat në Unazën e Madhe, momenti kur ndalohet nga policia
21/02 16:34
Top Channel/ Qytetarët të irrituar nga bllokimi i rrugës, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në…
21/02 16:30
Top Channel/ Aksident në Lezhë, makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi
21/02 16:27
Top Channel/ Konflikt për motive të dobëta, vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë
21/02 16:24
Top Channel/ 7 laboratorë të rinj për AKU/ 22.5 mln euro investim për rritjen e sigurisë ushqimore
21/02 15:26
DIGITALB DIGITALB