Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar përdorimin e referendumit, si një mjet për të përforcuar legjitimitetin demokratik të vendimeve politike si dhe për të rritur përgjegjshmërinë e institucioneve përfaqësuese. Komisioni i Venecias e ka cilësuar referendumin si balanca kundër partitokracisë.