Top News – Shqipëria në pritje të Godosë/ Rama thumbon premtimet e thyera të europianëve
05/06/2021 12:42

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur “Bild” ka thumbuar krerët e shteteve të Bashkimit Evropian për bllokimin e anëtarësimit të vendit të tij dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, Bashkimi Europian ka “thyer premtimin” dhe po çon një përçarje në Ballkan me “cinizëm politik”. “Nëse Bashkimi Evropian me të vërtetë nuk dëshiron ta lëvizë Ballkanin Perëndimor më afër Brukselit, atëherë të paktën duhet të jetë i përgatitur të tregojë historinë e vërtetë se pse rruga e negociatave është bllokuar kudo. Kjo temë ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë të vogël - si një motiv përmes të cilit jeta imiton artin. Ndihem sikur po jetoj në dramën e Samuel Beckett "në pritje të Godos" ka shumë fjalë, por asgjë nuk ndodh në fund të fundit. Dhe si personazhet kryesorë të Beckett, duke pasur parasysh këtë absurd të vërtetë, ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ecim përpara. Sepse Evropa është feja jonë. Dhe asgjë nuk do të ndryshojë në lidhje me të, sepse kjo është rruga e fatit tone”- është shprehur Rama për Bild. Hapja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po lakohet,prej më shumë se një viti. Nisur edhe nga rivaliteti politik mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian por edhe burokracitë e Brukselit nuk po merret një vendim final për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16