Shqipëria ka mbyllur dhe kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politika Industriale” ndërsa është aprovuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER) zhvillimi I Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e cila do të mbahet më 13 tetor, në Luksemburg. Konferencë ku pritet të formalizohet mbyllja e përkohshme e negociatave për këtë kapitull. Ky vendim shënon një tjetër arritje në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe reflekton vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian dhe të shteteve anëtare për rezultatet e reformave në fushën e industrisë dhe sipërmarrjes. Ai njeh përparimin në përafrimin me politikat dhe standardet evropiane, si dhe forcimin e kapaciteteve për zbatimin efektiv të politikave që mbështesin biznesin, konkurrueshmërinë dhe transformimin industrial.