Top News – Shqipëria e Kosova ‘kalojnë klasën’ / Banka Botërore: Rimëkëmbje e fortë e ekonomisë
22/10/2021 11:48

Shqipëria dhe Kosova rregjistruan një rimëkëmbje të fuqishme të ekonomisë së tyre pas frenimit që pësuan vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid 19, bëri të ditur raporti periodik i Bankës botërore mbi zhvillimet ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Ekonomia shqiptare pritet të rritet këtë vit me 7.2 përqind, ndërsa ajo e Kosovës me 7.1 përqind, një nga nivelet më të larta në rajon, duke u renditur pas Malit të zi, Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i të cilit parashikohet të arrijë në 10.8 përqind. Për sa i takon Shqipërisë, aktiviteti ekonomik, sipas bankës botërore, mbështetet kryesisht në sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit. Parashikimet e Bankës Botërore janë që rritja të bjerë ndjeshëm në dy vitet e ardhshme, duke u reduktuar në një nivel mesatar prej 3,8 për qind për vitin 2022 dhe 3,7 për qind për vitin 2023. Ecuria e mëtejshme e saj, sipas Bankës Boterore, do të ndikohet dhe nga situata e pandemisë, përfshirë procesin e vaksinimit, i cili në Shqipëri po ecën me ritme të ngadalta, por dhe nga faktorë të tjerë që pritet të ndikojnë të gjithë rajonin, si rritja e çmimeve të energjisë që do të ketë ndikim në ekonomi gjatë muajve në vijim. Ndërsa në kosovë, rritja ekonomike është nxitur kryesisht nga rikuperimi më i fortë nga sa pritej në numrin e vizitorëve nga diaspora, rikthimit të besimit të konsumatorit dhe rritjes së nivelit të kredive konsumatore. “Ekonomia e Kosovës po rimëkëmbet me hapa të shpejtë nga pandemia COVID-19, dhe deri në fund të vitit 2021 pritet që prodhimi i brendshëm bruto të tejkalojë nivelin e vitit 2019, megjithatë rreziqet për perspektivën mbeten të larta pasi vendi vijon përpjekjet në luftën kundër pandemisë”, thuhet në raport.

Top Channel/ Presidencialet RMV, shqiptarët vendosin “fatin” e presidentit në balotazh?
25/04 10:34
Top News/ Shqiptarët jashtë balotazhit në RMV/ Çudisin me festën për triumfin ndaj njëri-tjetrit
25/04 09:45
Top News/ Shqiptarët festojnë humbjen, përçarja në Maqedoni u heq balotazhin
25/04 09:34
Top News/ Kandidatja e VMRO-së kryeson zgjedhjet/ Bujar Osmani i treti, falënderon mbështetësit
24/04 23:03
Top Channel/ Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, udhëheq kandidatja e VMRO me diferencë të thellë
24/04 22:43
Top Channel/ Bujar Osmani shpall fitoren, thirrje Taravarit: Arben, pavarësisht goditjeve të ulëta…
24/04 21:59
Top Channel/ Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni!Në Tetovë deri tani kryeson Bujar Osmani, nis festa
24/04 21:58
Top News/ Dy shqiptarë në garë, Maqedonia e Veriut zgjedh Presidentin
24/04 20:45
Top Channel/ Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Kandidojnë dy shqiptarë për president
24/04 19:48
Top Channel/ Shqiptarët në garë në RMV, votojnë kandidatët Osmani dhe Taravari
24/04 15:36
Top News/ Deputetët ekstremistë në Greqi, grushta pas sherri në Facebook, arrestohet njëri
24/04 14:46
Top News/ Grushta në parlamentin grek, sherr e ofendime mes deputetëve ekstremistë
24/04 13:55
Top Channel/ Shqiptarët në garë, Bujar Osmani, kandidat për president nga Fronti Evropian
24/04 13:04
Top News/ Pas Vuçiçit, Macron flet me Kurtin…’Asociacioni, kusht për anëtarësimin në KiE’
24/04 12:15
Top News/ Athina duket si planeti Mars / Qielli bëhet portokalli, era sjell pluhur nga Saharaja
24/04 11:28
Top News/ Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin / Shtatë kandidatë në garë, mes tyre dy shqiptarë
24/04 11:05
Top News/ ‘Serbinë e presin ditë të vështira’. Çfarë po paralajmëron Aleksandër Vuçiç?
23/04 14:30
Top News/ Serbia të pranojë Kosovën! Deputeti ukrainas: Hiqni dorë nga prirjet perandorake
23/04 12:16
Top News/ Osmani e Vuçiç përplasen në OKB / Tension në Këshillin e Sigurimit, ‘ping-pong’ polemikash
23/04 11:51
Top News/ ‘Beleri s’na duhet në PE’. PASOK kundër Mitsotakis-Vendim për interesa partiake
23/04 10:32