Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka mbajtur fjalën e parë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë si anëtare jo e përhershme. Fokusi i diskutimit në OKB ka qenë tema ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’, ku ministrja e jashtme e ka vënë theksin tek sfidat me të cilat gratë vijojnë të përballen edhe në ditët e sotme. Xhaçka thotë se gratë ende luftojnë për gjërat më thelbësore