Top News – Shqipëria, 20 vatra zjarri në 24 orë/Ushtria në alarm, në disa zona situatë e rënduar
20/07/2022 13:02

Shqipëria u pushtua nga flakë masive zjarri, gjatë muajve qershor – korrik, për shkak të temperaturave të larta që përfshinë gjithë Europën. Zëvendësministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, në një deklaratë për mediat, bëri bilancin e vatrave të zjarrit në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën kontroll 20 vatra zjarri, ku 10 prej tyre kanë qenë më problematike. Janë shuar dy vatrat në Qarkun e Vlorës, ajo në fshatin Qesarat dhe në kodrat me ullinj të Pusit të Mezinit në qarkun e Vlorës. Në qarkun e Durrësit është neutralizuar vatra në “Makaresh”, zonën e Krastës, në fshatin Bizë për të cilën është luftuar prej dy ditësh, në varrezat e vjetra të Durrësit si dhe në Gjirin e Lalzit duke shmangur rreziqet për zonat e banuara. Është shuar një vatër e raportuar në Vorë në fshatin Marikaj dhe fshatin Dushk në bashkinë Lushnje. Bici nënvizoi se në menaxhimin e situatës së zjarrit, janë angazhuar më shumë se 3000 forca të armatosura, forca zjarrfikëse, policia e shtetit dhe forca vullnetare. Në bilancet e ministrisë së mbrojtjes në vetëm dy muaj u shënuan 220 vatra zjarri të shtrira në 42 bashki, ku situata më kritike u shfaq në Fier, Shkodër, Vlorë dhe Tiranë. Zëvensëministrja Bici u bëri apel qytetarëve të raportojnë që në minutat e para të flakëve, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16