Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nënshkroi legjislacionin për të shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane dhe për ta mbajtur atë të financuar deri më 3 dhjetor. Masa u nënshkrua vetëm pak orë para përfundimit të vitit fiskal, mesnatën e 30 shtatorit. Biden tha se ligji “plotëson nevojat kritike dhe urgjente të kombit”, përfshirë ndihmën në raste të fatkeqësive dhe financimin e zhvendosjes së “aleatëve afganë në Shtetet e Bashkuara, pas përfundimit të luftës 20-vjeçare në Afganistan”.