Në Shtetet e Bashkuara, miliona njerëz në Kaliforninë jugore dhe Luginën San Huakin do të fillojnë izolimin në shtëpi. Një masë e tillë prek 85% të banorëve të këtij shteti e do të zgjasë për të paktën tre javë, duke mbuluar dhe periudhën e Krishtlindjeve.