Një shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Greqi i ka marrë jetën një punëtori shqiptar dhe ka lënë një tjetër në gjendje kritike. Viktima është identifikuar si Robert Cakaj, 43 vjeç, ndërsa i plagosuri rëndë është Dorian Hysa, 50 vjeç. Ky i fundit po trajtohet në spital, ku ndodhet i intubuar, pasi ka pësuar dëmtime të rënda në kokë. Fillimisht, të dy punëtorët e plagosur rëndë u transportuan në Spitalin e Korinthit, ku mbërriti edhe një person i tretë, i cili kishte pësuar probleme të lehta respiratore. Në një deklaratë zyrtare, kompania “Motor Oil” bëri të ditur se dy punëtorët u plagosën gjatë punës në rafineri. Sipas kompanisë, atyre iu dha menjëherë ndihma e parë dhe u aktivizuan protokollet e sigurisë dhe reagimit ndaj emergjencave.