Zjarr në një pus nafte në vendin e njohur si sektori 4 i ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në Patos është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Pusi i naftës ishte në gjendje pune, nën administrimin e nje kompanie private. Mësohet se zjarri ka rënë në zonën e quajtur Ofiçinë e Vjetër. Burimet nga vendi i ngjarjes theksojnë se zjarri po përhapet, ndërsa aktualisht po digjen edhe ullishtet aty pranë. Në vendngjarje po punojnë zjarrfikëset e Patosit.