Top News – Shpërthen Starship e Elon Musk / ’Fishekzjarre’ në qiell, devijohen fluturimet ajrore
17/01/2025 11:57

Një raketë Starship e SpaceX shpërtheu në hapësirë disa minuta pasi u nis nga Teksasi të enjten, duke detyruar fluturimet e linjave ajrore mbi Gjirin e Meksikës të ndryshojnë kurs për të shmangur rënien e mbeturinave dhe duke penguar po ashtu programin e raketave të Elon Musk. Kontrolli i misionit SpaceX humbi kontaktin me Starship-in pa ekuipazh, tetë minuta pas ngritjes nga Teksasi Jugor në orën 5:38 pasdite. Videoja e xhiruar nga Reuters tregoi lëmsha drite në qiell mbi kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince, që linin pas gjurmë tymi. "Ne humbëm të gjitha komunikimet me anijen - kjo në thelb na tregon se kishim një anomali të konsiderueshme", tha një nga zyrtarët e SpaceX u cili konfirmoi disa minuta më vonë se anija ishte e humbur. Hera e fundit që një anije Starship dështoi ishte në mars të vitit të kaluar, pasi po rihynte në atmosferën e Tokës mbi Oqeanin Indian, por rrallë herë një fatkeqësi e SpaceX ka shkaktuar kaq shumë probleme në trafikun ajror. Dhjetra fluturime komerciale u devijuan në aeroporte të tjera ose ndryshuan kursin për të shmangur goditjen nga mbeturinat e mundshme, sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24. Nisjet nga aeroportet në Miami dhe Fort Lauderdale, në Florida, u vonuan gjithashtu me rreth 45 minuta. CEO i SpaceX, Elon Musk postoi një video në platformën X që tregon fushën e mbeturinave dhe tha: "Suksesi është i pasigurt, por argëtimi është i garantuar!" Dështimi erdhi një ditë pasi Blue Origin, e miliarderit të Amazon Jeff Bezos, lëshoi me sukses raketën e saj gjigante Neë Glenn në orbitë për herë të parë.

Top News- E gjithë Franca në alarm, i nxehti përvëlues “djeg” të gjithë Europën
30/06 23:30
Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Top News- Apokaliptike, Turqia ‘luftë’ me flakët! Digjen shtëpitë evakuohen 50 mijë banorë
30/06 22:40
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06