Top News – Shpërthen sërish Sinabungu / Reja e hirit e tymit ngrihet deri në 2.8 km lartësi
07/05/2021 13:02

Mali Sinabung në Indonezi, shpërtheu edhe një herë tjetër të premten duke lëshuar një kolonë të dendur hiri vullkanik deri në lartësinë e 2,8 km në qiell. Fshatrat afër vullkanit ishin evakuuar gjatë shpërthimeve të mëparshme, ndaj nuk pati as zhvendosje të tjera dhe as të lënduar në këtë shpërthim më të fundit. Njerëzit janë këhsilluar të qëndrojnë 5 kilometra larg kraterit dhe të jenë të ndërgjegjshëm për hirin apo të ashtuquaujturat ortekë mbetjesh vullkanike. Aktiviteti në vullkan po rritet me të paktën 15 shpërthime më të vogla të regjistruara javën e shkuar, tha Armen Putra, një zyrtar në zyrën e monitorimit Sinabung. “Potenciali për shpërthim është ende i lartë. Do të ketë akoma më shumë shpërthime në të ardhmen”, tha ai. Sinabungu është një nga vullkanët më aktivë në Indonezi dhe rreth 30 mijë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë përreth tij gjashtë viteve të fundit. Sinabungu është mes më shumë se 120 vullkanëve aktivë në në indonezi, vend ky që ndodhet në të ashtuquajturën Unazë Zjarri, një varg vullkanesh dhe pllakash tektonike që rrethojnë oqeanin paqësor. I lartë 2460 metra, Sinabungu ka qëndruar i fjetur për shekuj para se të kthehej në jetë në 2010-ën me një shpërthim që vrau dy persona. Pas një tjetër periudhe inaktiviteti ai shpërtheu sërish në 2013-ën, dhe ka qëndruar aktiv që atëherë.

Top News- E gjithë Franca në alarm, i nxehti përvëlues “djeg” të gjithë Europën
30/06 23:30
Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Top News- Apokaliptike, Turqia ‘luftë’ me flakët! Digjen shtëpitë evakuohen 50 mijë banorë
30/06 22:40
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06