6 persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Armond Cengu 23 vjeç, Avdi Morina 24 vjeç, Lavdrim Peka 28 vjeç, Benard Peca, Gentjan Peka 23-vjeç dhe Besnik Peka. Sipas njoftimit të policisë, të rinjtë janë kapur në kuadër të një operacioni të koduar “Binomi”.