Në të gjitha shkollat 9 vjeçare po vijin shpërndarja e teksteve shkollore falas nga klasa e parë deri në të nëntën. Kryeministri Edi Rama i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet se nga skema e librave falas do të përfitojë 280 mijë nxënës në të gjithë vendin. Sipas numrit një të qeverisë, veç nxënësve nga klasa e parë në të 9, do të përfitojnë nga kjo skemë edhe nxënësit e kategorive në nevojë nga klasa e 10-të në të 12-ën.