Top News- Vodhi disa herë marketin në Himarë/ Policia arreston autorin me dy identitete
09/10/2025 19:26

Uniformat blu’ të Himarës kanë zbardhur disa raste vjedhjesh në një market në zonën e “Livadhit”. Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve, policia ka vënë në pranga autorin, i cili përdorte dy identitete. Autori 33-vjeçar akuzohet për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi, mbajtja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas hetimeve, rezulton se ky shtetas gjatë muajve shtator dhe tetor 2025, ka kryer disa vjedhje në një market ushqimor, në lagjen “Livadh”, Himarë, ku janë vjedhur një shumë prej 800 000 lekësh dhe produkte ushqimore me vlerë rreth 1 000 000 lekë. Gjatë kontrollit në vendin ku qëndronte ky shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 thikë, një palë doreza dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjeve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16