Top Channel/ Tronditëse! Kriminelët shqiptarë në Londër torturojnë e vrasin ‘tradhtarët’, zbulohet..
09/10/2025 23:04

Tabloidi më i madh britanik The Sun Online i ka kushtuar një shkrim mënyrave se si grupet kriminale shqiptare në Europë dhe Angli janë duke përdorur metoda të mafies meksikane në eliminimin e kundërshtareve. Shkrimi ka si titull: “TRONDITJE DHE TMERR”. “Si gangsterët shqiptarë po “trajnohen në torturë” nga vrasësit me pagesë meksikanë, ndërsa gjurmë gjaku po mbulojnë rrugët e Britanisë”, shkruan The Sun në fillim të artikullit duke marrë shkas nga gjetja i varur në një tabelë rrugore në Belgjikë të shqiptarit Bekim Halilaj këtë fund shtatori. Shkrimi i plotë përkthyet nga Top Channel: Kriminelë po varin rivalët nëpër shtylla në Evropë, ndërsa një rast tronditës në Britani tregoi një peng që u torturua për katër ditë përpara se t’i shkuleshin thonjtë. Ishte një pamje aq makabre, saqë kalimtarët në fillim menduan se trupi i përgjakur i varur në një tabelë në anë të rrugës ishte një ‘zbukurim’ për Halloween. Ata u tmerruan kur kuptuan se trupi i varur në billboard ishte një person i vërtetë. Shqiptari Bekim Halilaj, 29 vjeç, besohet se është vrarë nga punëdhënësit e tij pas humbjes së një ngarkese droge, tetë vjet pasi kishte përmbytur Southampton-in me 4 milionë paund kokainë. Trupi i pajetë i Halilajt u gjet i lidhur pas një tabele rrugore në një unazore kryesore në Bruksel muajin e kaluar. Ekspertët i thanë “The Sun” se kjo vrasje e ftohtë tregon për rritjen e dhunës mes bandave shqiptare, të cilat kanë adoptuar taktikat e përdorura nga kartelët meksikanë. Gangsterët e Amerikës së Jugut janë të njohur për përdorimin e metodave brutale të tipit “tronditje dhe tmerr”, si varja e viktimave, prerja e kokave dhe torturat. Viktimat e gangsterëve shqiptarë në Britani janë torturuar, djegur në makina, u janë hequr thonjtë apo janë zhdukur pa gjurmë. Profesori i kriminologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Ervin Karamuço, tha se vrasësit me pagesë meksikanë janë bërë “konsulentë” të gangsterëve kryesorë shqiptarë. Ai tha: “Shkollat e torturës dhe dhunës vdekjeprurëse të kartelëve meksikanë janë bërë model për rrjetet kriminale, një mjet jashtëzakonisht efektiv për vendosjen e autoritetit, frikës dhe kontrollit mbi tregtinë e drogës. Instruktorë nga kampet famëkeqe të trajnimit për vrasës me pagesë, tani shërbejnë si konsulentë për grupet e lidhura që blejnë ‘ekspertizën’ e tyre. Çdo vit, këto taktika përvetësohen me kujdes nga bandat shqiptare që bashkëpunojnë me kartelët. Rezultati? Hetimet policore bëhen shumë më të vështira, këto metoda janë jashtëzakonisht të sofistikuara dhe pothuajse nuk lënë gjurmë. Dihet mirë që të ashtuquajturit ‘ambasadorë’ shqiptarë qëndrojnë në Amerikën Latine, jo për turizëm, por për të bërë marrëveshje drejtpërdrejt me kartelët.” Halilaj ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal që kontrabandoi më shumë se 4 milionë paund kokainë përmes Southampton-it. Ai u dënua me 7 vjet burg në vitin 2017 për furnizim me drogë të klasit A, së bashku me tre bashkëpunëtorë. Gjykata e Lartë e Southampton-it tha se kokaina, e sjellë nga tregtarë në Essex, ishte e cilësisë së lartë, në disa raste 91 për qind e pastër. Pas dënimit, Halilaj u deportua në Shqipëri, por më vonë u zhvendos në Belgjikë, ku autoritetet kanë hapur hetime për vdekjen e tij. Një burim për mediat belge RTL tha: “Halilaj u rrëmbye, u ekzekutua dhe u var si paralajmërim pas humbjes së një ngarkese të madhe droge, me mesazhin e qartë: ‘Kështu ndodh nëse na tradhton.’” Koka të prera në pistë vallëzimi Nuk është hera e parë që bandat shqiptare përdorin taktikat e kartelëve meksikanë. Në Amerikën e Jugut, njerëzit janë mësuar me trupat e varur në ura, një fenomen i zakonshëm që nga fillimi i viteve 2000. Koka të prera janë hedhur nëpër pista vallëzimi, pjesë trupash janë gjetur në frigoriferë, makina të djegura dhe ekzekutime të menjëhershme janë bërë rutinë. Karteli më famëkeq i Meksikës është Jalisco New Generation Cartel, i cili rekruton fëmijë të varfër që në moshën 15 vjeç dhe i detyron t’i hanë mishin dhe zemrën e njeriut si pjesë e një rituali. Në Britani, një bandë shqiptare rrëmbeu një bashkatdhetar dhe kërkoi 400,000 £ nga familjarët, duke e torturuar dhe duke i hequr thonjtë. 30-vjeçari u mbajt peng për katër ditë në një konflikt për shtëpi kanabisi në Lindje të Londrës në vitin 2022. Ai u shpëtua kur policia bastisi shtëpinë dhe arrestoi pesë burra dhe një grua për rrëmbim dhe kërcënim për vrasje, por çështja u rrëzua kur një dëshmitar kyç u tërhoq në Gjykatën e Harrow. Vetëm një i pandehur u dënua për çështjen e kanabisit, Nekid Arapi, 26 vjeç, i njohur si Kid Vlonjati, u dënua me 16 muaj burg për posedim me qëllim shitje të drogës së klasit B. Policia shqiptare në atë kohë tha: “Njeriu i rrëmbyer është rrahur rëndë dhe i janë hequr thonjtë nga duart.” Hakmarrje dhe vrasje brenda burgut Gangsterët zbatuan drejtësinë e tyre kur Arben Lleshi u dënua me 32 vjet burg për vrasjen e tregtarit shqiptar të drogës Agim Hoxha, 27 vjeç, trupi i të cilit u gjet në një makinë të djegur pranë Southampton-it në prill 2012. Policia beson se Hoxha u vra në një apartament dhe më pas u dogj brenda një Mercedes Benz-i në fshatin Chilworth. Në makinat e viktimës u gjetën 42,000 £ të fshehura. Lleshi u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në vitin 2016, por dy vite më parë u qëllua për vdekje brenda burgut të Peqinit, që strehon disa nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit. Një burim tha: “Nuk ka dyshim që vrasja e tij lidhej me aktivitetet kriminale jashtë vendit.” Zhdukje të pazgjidhura Në një rast tjetër, pamjet e kamerave të sigurisë treguan Aron Kato, 28 vjeç, teksa ndiqej dhe shtyhej në tokë në Ilford, Londra Lindore. Policia thotë se më pas ai u fut me forcë në një BMW të errët. Zhdukja e tij në vitin 2019 nuk është zgjidhur kurrë. Burime thonë se ai u rrëmbye dhe ndoshta u vra për shkak të përfshirjes në grabitjen e një ferme kanabisi të kontrolluar nga një bandë shqiptare. Një video tronditëse në TikTok, e postuar në maj, sugjeron se miqtë e Aronit rrëmbyen një shqiptar dhe e kërcënuan për hakmarrje. E titulluar “Aaron (sic) Kato is now missing”, ajo tregon dy burra me maska që prekin viktimën me një thikë në kokë duke i kërkuar t’i thotë emrin. Videoja pasohet nga një rap për Aron-in dhe faktin që e dashura e tij sapo kishte lindur një djalë. Një video e dytë e ngjashme përmend se njeriu i rrëmbyer është “kopshtar”, term për personat që kujdesen për bimët në shtëpitë e kanabisit.

Top Channel/ E rrahën shokën se tregoi vrasjen, dikur Çakri tregoi edhe për vrasjen e Azem Hajdarit
15/06 15:46
Top News – Arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari. I dënuari me burg përjetë për vrasjen në Milano
15/06 15:39
Top Channel/ Instituti i ri Onkologjik. Nisin konsultimet, shtohen fondet për pacientët me kancer
15/06 15:28
Top Channel/ Shtyhet pretenca e SPAK për mungesë konkluzionesh. Fatime Kryemadhi pret vendimin
15/06 15:23
Top News – Greqia mban në burg Ilir Shtufin. Biznesmeni refuzon ekstradimin në Shqipëri
15/06 15:19
Top Channel/ Shtufi kundërshton ekstradimin nga Greqia. Kërkohet nga SPAK për pastrim të parave
15/06 15:13
Top Channel/ Asnjë gjurmë për Eglant Koçin, 11 ditë nga zhdukja. Kërkime në Dajt dhe Elbasan
15/06 15:11
Top Channel/ Vritet me 18 plumba Valter Lleshi, i dyshuar për vrasjen e Anton Kelit në vitin 2020
15/06 15:07
Top Channel/ Përplasje fizike në gjyq. GJKKO, të akuzuarit për vrasje rrahin bashkëpunëtorin
15/06 15:04
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15/06 14:59
Top Channel/ Britania ndalon mediat sociale per femijet deri ne 16 vjec!
15/06 14:52
Top News – Tjetër interpelancë për shëndetësin. PD kërkon ministren Sala për gjendjen e spitaleve
15/06 14:33
Top News -‘Do jetë problem i madh për ne.’ Kur Rama paralajmëronte largimin e Marjana Koçekut nga PS
15/06 14:22
Top News – ‘Jam partiak, nuk shkoj në protestë’. Berisha: Ramës ja kanë prerë biletën, i pashpresë
15/06 14:19
Top Channel/ Dështon protesta/ Vetëm një qytetar në shesh: Faleminderit që na ndiqni nga kafetë
15/06 13:40
Top Channel/‘Nuk të fal unë se kam ndez të gjatat’, batuta e Koreshit: Për një A desh ikëm të…
15/06 13:22
Top Channel/ ‘I kam të ardhurat e mia reale’, Fatime Kryemadhi: Idajet Beqiri i ka bërë këto…
15/06 13:13
Top Channel/ ‘Në 2025 më tepër vepra penale se në 2024’, Çela: Raporti e ka të pamundur të…
15/06 13:11
Top Channel/ Kriminaliteti për 2025,Prokurori i Përgjithshëm: 50 mijë procedime penale dhe 10 mijë…
15/06 12:58
Top Channel/ Votohet Amnistia, batuta mes Manjës dhe Gjonit: Na ka ikur një deputet dhe duam…
15/06 12:53