Top News- Shpërdoroi detyrën dhe vodhi fonde/ Arrest me burg për ish-kreun e Urdhrit të Stomatologëve
14/06/2025 14:10

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, i dyshuar për tre vepra penale. Sipas hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, Deda akuzohet për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Denoncimi u bë nga një person, i cili pretendoi se Deda kishte abuzuar me fondet publike të institucionit, duke rritur buxhetin e Urdhrit në mënyrë të pajustifikuar nga viti në vit. Nga 38.5 milion lekë në 2020, buxheti është rritur në mbi 125 milion lekë në vitin 2022, përfshirë blerjen dhe investimin në një godinë për institucionin. Hetimet tregojnë dyshime të arsyeshme se këto fonde janë keqpërdorur për përfitime personale apo të palëve të treta. Prokuroria gjithashtu thekson se Deda ka shmangur qëllimisht hetimin, duke rritur rrezikun e ikjes dhe pengimit të drejtësisë. Nikoll Deda, i cili ndodhet aktualisht në një proces tjetër penal për një vepër të ngjashme, akuzohet edhe për manipulim të vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar të Urdhrit, përmes punësimit të familjarëve dhe përqendrimit të kompetencave në mënyrë abuzive që prej vitit 2016. Prokuroria vlerëson se masa e arrestit është e domosdoshme për të garantuar zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve dhe për të shmangur tentativat e ndikimit në prova apo në procesin gjyqësor.

Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40
Top Channel/ “U vërsul ndaj të rinjve me dhunë”, Berisha: Rama mendonte se do kishte Tiranën e qetë
20/10 20:37
Top News- Begaj takime në Presidencë/ Diskuton me ambasadorë e ish-presidentë për protestat
20/10 20:37