Kryebashkiaku i Libohovës Leonard Hide u paraqit këtë të hënë në SPAK për t’u njohur me aktet hetimore të organit të akuzës, pas kthimit të dosjes nga gjykata e posaçme, që urdhëroi prokurorinë për hetime shtesë. Hide firmosi dokumentin që e njeh atë me aktet, teksa pritet që prokuroria e posaçme t’i drejtohet edhe njëherë gjykatës së shkallës së parë me kërkesën për të kaluar për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut.