Dy turistë belgë janë shpëtuar nga furcat e policisë dhe ato zjarrfikëse në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, pasi mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë për disa orë me radhë. Policia njofton se pasi morën njoftimet, shërbimet e Stacionit të saj në Dhërmi dhe forcat zjarrfkëse janë nisur në orët e mbrëmjes së të mërkurës në vendngjarje. Pas kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni, e 2 turistëve në gjendje të mirë shëndetësore.