Ka thyer dritaren dhe ka hyrë në mes të natës, bashkë me një bashkëpunëtor, në një restorant në Ostia, me qëllim që të vidhte atje cfarë të gjente. Por ka nisur të pijë nga shishet që ishin në lokal deri sa u deh dhe e zuri gjumi në magazinë, ku e gjetën edhe karabinierët. Ky është epilogu i tentativës për grabitje të një 38 vjecari tunizian me precedentë penalë.