Një 29-vjeçar nga Kruja u arrestua nga policia pasi u kap me një pistoletë të cilën dyshohet se do ta shiste. Aksioni I koduar “LAST DRIVE II”, u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e agjentëve. Menjëherë u organizua puna dhe në Kamëz u bë I mundur ndalimi I të riut që po qarkullonte me makinë, ku gjatë kontrollit iu gjet arma e zjarrit e cila u sekuestrua bashkë me një celular.