Top News – Shkodra, përmbytje jo reshje bore!/ Situatë e rënduar në disa zona, ndërhyn ushtria
14/02/2021 11:44

Shkodra vijon të jetë e përmbytur dhe sipas informacioneve të fundit 5370 hektarë tokë janë në ujë. Ashtu si edhe para disa ditëve, rruga e Obotit është e bllokuar. Nga monitorimi periodik në terren situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë e rënduar dhe në tejkalim të shifrave të hidrometrit në Dajç, Liqenin e Shkodrës dhe lumin Drin. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 130 cm, ndërsa në disa banesa të Obotit, prezenca e ujit në oborre shkon deri në 140 centimetra. Ashtu si prej shumë ditës, ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit dhe vijon furnizimi me ujë të pijshëm nga autobotet e ujësjellësit të shkodrës. Edhe Rruga e Goricës është e pakalueshme nga mjetet e ulëta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm. Gjendje e vështirë është në lagjen Gallube, fshati Oblikë, ku janë përmbytur garazhe e stalla bagëtish. Po kështu edhe në fshatin Muriqan ka garazhe e stalla bagëtish. Në gjendje të plotë gatishmërie janë makinat e ushtrisë, që bëjnë të mundur lëvizjen e njerëzve për nevoja emergjente. Sipas Shtabit të Emergjencave të Bashkisë, fshati Obot është ne gjendje te jashtezakonshme rrezikshmerie! Në zonat e Shirq dhe darragjat ka prezencë uji dhe 9 shtëpi rezultojnë të përmbytura. Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë. Edhe në Bërdicë nuk ka asnjë përmirësim të situatës. Madje vijon të mbetet e njëjta gjëndje, si një ditë më parë. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 hektarë konkretisht në fshatrat Trush, Berdicë e Sipërme dhe Berdice e Madhe. Vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në zonen e Livadheve. Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16