Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një pjesë e një kodrine u shemb mbi barkat me njerëz që po shijonin një shëtitje në një liqen brazilian. Tre të tjerë mungojnë ende në apel dhe 32 persona u lënduan pas aksidentit në pjesën jug lindore të vendit. Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë momentin në të cilin shkëmbi u shkëput nga kodra ndërsa njerëzit përpiqeshin të paralajmëronin duke bërtitur ata që ndodheshin poshtë.