Kreu i PD ka reaguar për raportin e DASH duke thënë se ka ardhur si pasojë e qeverisë së korruptuar. Basha u zotua sot se nëse koalicioni i udhëhequr prej tij vjen në pushtet pas 25 prilli, ai do të çlirojë duart e drejtësisë për t'i vënë prangat të korruptuarve.