Top News- Sherr me sende të forta në Ksamil/ Plagoset një person, shkak kontrolli i territorit
19/07/2025 21:11

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në plazhin e Ksamilin, pasi dy biznesmenë u përfshinë në një konflikt të dhunshëm, duke shqetësuar pushuesit dhe turistët. Sipas informacioneve, i lënduar mbeti Albert Pashaj, pronar i një hoteli, i cili është sulmuar me sende të forta brenda ambienteve të hotelit të tij nga Agim Taraj, pronar i një restortanti. Sherri mes tyre nisi si pasojë e vendosjes së çadrave në hapësirën përballë hotelit, pjesë e vijës bregdetare që shpeshherë është bërë burim mosmarrëveshjesh mes subjekteve private në zonat turistike të jugut. Shkaku kryesor i përplasjes lidhet me pretendimet mbi pronësinë dhe kontrollin e territorit në plazh, një problem që ka marrë përmasa shqetësuese sidomos gjatë sezonit turistik veror, ku fluksi i lartë i pushuesve sjell edhe tension mes operatorëve lokalë. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit, ndërkohë që i plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Agim Taraj është shoqëruar në komisariat dhe pritet të merret në pyetje nga policia për të kuptuar se si nisi konflikti që degradoi në përdorimin e sendeve të forta.

Top News – Berisha shpërthen pas plagosjes së Kliti Hotit, çfarë po paralajmëron kreu i PD
29/11 19:25
Top Channel/ Një vit pa Shpat Kasapin, në Tetovë u organizua mbrëmje përkujtimore për artistin
29/11 19:18
Top News- Protestuesi godet dhe hedh në tokë policin, i kërcen nga pas në mes të sheshit
29/11 19:17
Top Channel/ Protestuesit rikthehen në bulevard, hedhin “breshëri” molotovësh drejt policisë
29/11 19:07
Top Channel/ Tensionet te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, policia shoqëron dy protestues
29/11 18:39
Top Channel/ Protestuesi godet në befasi efektivin pas shpine, e rrëzon në tokë dhe largohet
29/11 18:27
Top News – Pezullohet polici që qëlloi deputetin! Ministri Demo: Askush nuk është mbi ligjin
29/11 18:17
Top News – ‘Rrezikojmë të rrëzohemi…’ / Banorët e Prishtinës të frikësuar, rrugët të papastruara
29/11 17:59
Top News-Protestuesi pret shtyllën me gur fleksibël,policia rrethon turmën, përplasje në pak sekonda
29/11 17:47
Top Channel/ Policët tërheqin zvarrë një protestues gjatë shoqërimit
29/11 17:37
Top Channel/ U plagos me plumb gome gjatë protestës, Berisha viziton deputetin Kliti Hoti te Trauma
29/11 17:30
Top News – Bosnja dëbon diplomatët iranianë / Shpallen persona të padëshiruar, largohen nga vendi
29/11 17:30
Top Channel/ Protestuesit krijojnë barrikadë, njëri prej tyre sharron shtyllën me gur fleksibël
29/11 17:14
Top News – Plagosja e protestuesve e gazetarëve, Avokati i Popullit i kërkon regjistrimet policisë
29/11 17:12
Top News – Greqia nën sulm nga emigrantët / ‘Fluksi më i vështirë’, 1700 persona zbarkojnë në Kretë
29/11 17:06
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, autoboti i policisë futet në shesh për të shpërndarë tubuesit
29/11 16:50
Top News- Berisha: Kliti Hoti u shënjestrua për t’u vrarë, ky akt i shpall luftë të hapur opozitës!
29/11 16:45
Top News- Protestuesi në gjendje kritike? Bluzat e bardha japin informacion për Briken Tuçin
29/11 16:41
Top News- “Asnjë akt dhune nuk justifikohet”, Policia merr vendim për policin që plagosi deputetin
29/11 16:40
Top News- Plumb gome drejt deputetit të PD, Kliti Hoti, momenti kur qëllohet nga efektivi
29/11 16:26