Të jesh skuadër dhe fitues duhet energji, shëndet dhe besim, këto virtyte në sport kultivohen nga njerëzit që e duan sportin, kanë talent dhe nga ata që investojnë për të. Dëmtimet e sportistëve kanë kosto edhe për vetë klubet, ndaj Andi Lila ka një apel Andi Lila: “Shëndeti është shumë i rëndësishëm për një sportist. Ndaj do ti sygjeroja çdo federate dhe ekipi në Shqipëri të sigurojnë lojtarët e tyre në mënyrë që karriera e një e futbollisti të mos mbetet në duart e fatit. Dëmtimi i futbollistit, përveç kostove shëndetësore individuale, kanë edhe kosto financiare për klubet apo federatat respektive”. Një histori të ngjashme ka edhe Serena Brahimaj, basketbolliste e Flamurtarit.