Top News – Shembja e ndërtimeve pa leje në bregdet/ Të hënën nis aksioni IKMT në Ksamil dhe Velipojë
06/06/2021 14:49

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë ditën e hënë operacionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën bregdetare të vendit. Operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone. Sipas të dhënave të IKMT objektet që do të shemben janë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30. Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj ka pohuar se nuk do të tolerohet asnjë shkelje ligji. Nisja e aksionit ‘Bregdeti ynë’, kundër bndërtimeve pa leje në zonat turistike, u parlajmërua pak ditë më parë nga kryeministri I vendit Edi Rama gjatë një inspektimi në zonën e Shengjinit. Rama tha se ndërtimet pa leje në bregdet jo vetëm që do të shemben, por edhe do të ketë pasoja për abuzuesit. Ai kërkoi që inertet të hiqen nga vetë pronarët e ndërtimeve pa leje. Me argumentin se shitësit përgjatë rrugëve nacionale përbëjnë burim aksidentesh, qeveria vendosi që edhe ata të mos lejohet më të zhvillojnë aktivitetin e tyre, sidomos gjatë sezonit të verës kur incidentet në rrugë shtohen gjithnjë e më shumë. Kjo nuk është hera e parë që në vendin tonë nis aksioni në zonat bregdetare kundër ndërtimeve pa leje në kohën kur ka nisur edhe sezoni turistik. Kështu ka ndodhur edhe në raste të ngjashme në vitet e kaluara, kur ndërtimet e shembura kanë mbetur si gërmadha për muaj me radhë në zonat ku është ndërhyrë.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16