Top News – SHBA sulmon AstraZeneca-n/ Të dhënat e saj, me informacione të vjetëruara
23/03/2021 21:32

Publikimi i të dhënave inkurajuese nga kompania AstraZeneca në lidhje me testimet e vaksinës së saj në Shtetet e Bashkuara rriti shpresat se kompania farmaceutike i tejkaloi problemet e mëparshme. Por vetëm disa orë pas njoftimit tw saj, zyrtarët amerikanë lëshuan një deklaratë të pazakontë duke shprehur shqetësimin se kompania kishte përfshirë “të dhëna të vjetëruara” në studimin e vet dhe se ndoshta mund të kishte ofruar “një panoramë jo të plotë të të dhënave për efikasitetin e saj”. Duke patur parasysh gabimet e mëparshme në raportimin e të dhënave dhe frikën nga njoftimet për mpiksjen e gjakut, ekspertët thonë se ky njoftim i fundit mund të shkaktojë dëme afatgjata për vaksinën AstraZeneca që është thelbësore në përpjekjet globale për të ndaluar pandeminë. Ata shprehen se këto hapa të gabuara mund të shkatërrojnë besimin tek vaksinat. Kompania AstraZeneca pohoi se rezultatet e publikuara një ditë më parë përfshinin të dhëna deri më 17 shkurt, por duket se ishin në përputhje me të dhëna më të reja. Ajo premtoi rifreskimin e të dhënave brenda 48 orëve. Javët e fundit, përdorimi i vaksinës në fjalë është pezulluar edhe në disa vende të Evropës dhe më gjerë, për shkak të dyshimeve se ajo mund të shkaktojë mpiksje gjaku.Megjithatë, Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë pas një rishikimi se vaksina është e sigurt dhe efektive.Vaksinës nuk i është dhënë ende drita jeshile në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB