Top News – SHBA, studimi i ri/ Përse covid-19 vret diabetikët
25/07/2020 13:24

Ndërsa rastet e reja të koronavirusit vazhdojnë të rriten në vende të ndryshme të botës, një studim i ri tregon se gati 40 për qind e pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, vuanin nga diabeti. Mes atyre personave nën 65 vjeç që kanë humbur jetën, gjysma kishin sëmundje kronike. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve analizuan më shumë se 10 mijë vdekje në 15 shtete amerikane dhe në Nju Jork, nga muaji shkurt deri në maj. Epidemiologët thanë se përfundimet e studimit janë jashtëzakonisht të qarta dhe tregojnë ndërlikime serioze për ata që vuajnë nga diabeti. Sipas një studimi tjetër të agjencisë “Reuters” u identifikua një normë e lartë diabeti në mesin e atyre personave që kishin vdekur nga COVID-19 në 12 shtete amerikane dhe në kryeqytetin e vendit Uashington. Shkalla e vdekshmërisë nga diabeti në SHBA ështe rritur që nga viti 2009 dhe tejkalon shumicën e vendeve të tjera të industrializuara. Komunitetet e afrikano-amerikanëve dhe latino-amerikanëve vuajnë nga diabeti në nivele më të larta se amerikanët e bardhë dhe janë prekur gjithshtu në mënyrë joproporcionale edhe nga COVID-19. Edhe gjatë epidemive të tjera si ajo e sarsit, e H1N1 apo MERS, pacientët që vuanin nga diabeti kanë qenë më të rrezikuarit. Megjithatë COVID-19, ka zbuluar ndërlikime të panjohura më parë pasi po zgjat më shumë dhe ka infektuar shumë më shumë njerëz sesa epidemitë e mëparshme të koronavirusit. Studiuesit janë përpjekur prej muajsh të zbulojnë lidhjet mes diabetit dhe koronavirusit, duke zbuluar një seri dobësish. Virusi sulmon zemrën, mushkëritë dhe veshkat, organet të dobësuara tek shumë pacientët me diabet. Sipas studime COVID-19 gjithashtu vret më shumë njerëzit e moshuar, obezët ose ata me tension të lartë, shumë prej të cilëve gjithashtu kanë diabet.

Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News – Rusia përgënjeshtron dhëndrin e Trump/ Asnjë vendim për përfshirjen e Evropës në bisedime
13/11 15:19
Top News – Demenca e lidhur me cigaret…!? Rreziku rritet me çdo tymosje, publikohet studimi
13/11 15:08
Top News – Në çfarë ore do të mbarojë bota…? Profecia e gabuar për zhdukjen e njerëzimit
13/11 15:07
Top News – Ushtria gjermane ‘lë në tokë’ dronët / ‘Quantum Systems’ nën sulm, furnizon Ukrainën
13/11 14:08
Top News – Bota tashmë në erën e elektricitetit / Lëndët djegëse fosile nuk janë më burim dominues
13/11 13:56
Top News – Drapri e çekani marrin pesë yje / Selia e partisë komuniste bëhet hotel në Itali
13/11 13:44
Top News – Irani hedh në erë radarin amerikan / Garda godet Bahreinin, sulmi i parë që nga shtatori
13/11 13:43
Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21
Top Channel/ Operacion global kundër Dark Web, 354 të arrestuar, sekuestrohen 5.8 tonë drogë
13/11 12:12
Top News – Evropa në bisedimet për Ukrainën / Zelenski ‘i lumtur’, Putin s’jep shenja për kompromis
13/11 11:59
Top News – Ish-CEO i Nvidias thirret në Kongres / Do japë llogari për aferën me ‘spiunen kineze’
13/11 11:53
Top News – Nga një autobombë çdo ditë…Shpërthim tjetër në Rusi, goditet ‘dezertori’ ukrainas
13/11 11:51
Top News – Lind aleanca ‘Hydra’, pjesë dhe shqiptarët / Cosa Nostra, Camorra e Ndrangheta bashkohen
13/11 11:43