Kongresi amerikan ka miratuar një marrëveshje për rritjen e kufirit të huamarrjes së vendit, disa ditë përpara skadimit të afateve dhe ekonomia më e madhe në botë të shpallte de facto falimentimin për paaftësi të shlyerjes së borxheve. Vendimi dypartiak mes republikanëve dhe demokratëve u përshpejtua në Senat me një votim 63-36, një ditë pasi u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve.