Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia do të rivendosin marrëdhëniet diplomatike duke nisur me dërgimin e ambasadorëve përkatës në të dyja vendet. Kjo është pjesë e marrëveshjes paraprake të arritur mes Uashingtonit dhe Moskës gjatë diskutimeve të zhvilluara në Arabinë Saudite, ku temë kryesore ishte dhënie fund e luftës në Ukrainë.